Mësimi i gjuhës amtare për emigrantë

Rëndësia e gjuhës amtare

Secili fëmijë ka të drejtë të ketë gjuhën amtare dhe kulturën e vet. Gjuha amtare është gjuha e mendimit dhe ndjenjave të nxënësit dhe është pjesë e formimit të identitetit të nxënësit. Ajo është mjet për ruajtjen e kulturës dhe mjet kalimi. Njohuritë e mira të gjuhës amtare ndihmojnë bashkëveprimin reciprok të nxënësit në bashkësinë gjuhësore ku jeton. Këto njohuri nevojiten në komunikimin e përditshëm në familje dhe rrethin shoqëror, si dhe në mbajtjen e kontakteve me të afërm dhe miq që jetojnë diku tjetër.

Njohuria e mirë e gjuhës amtare e ndihmon të riun që të marrë pjesë më aktivisht në jetën shoqërore të vendin nga ka ardhë, në marrëdhëniet me zyrtarët ose në pjesëmarrjen e shërbimeve kulturore.´

Njohuria e mirë e gjuhës amtare ndihmon të ndiqni, për shembull, median nga vende të ndryshme të botës.
    
Nxënësi mund të përcjellë gjëra nga këndvështrime të reja kur ai njeh botëkuptime të ndryshme të palëve pjesëmarrëse dhe në këtë mënyrë aftësitë e mendimit të nxënësit zhvillohen gjithnjë e më shumë.
     
Nxënësi mund të kuptojë shumëanshmërinë e fenomeneve të ndryshme dhe të formulojë mendimet e veta mbi to.  

Personeli i shkollave duhet t’u japë informata të mjaftueshme prindërve mbi rëndësinë e ndikimin e gjuhës si dhe mbi zhvillimin e gjuhës e mësimin në përgjithësi. Mësimi dhe zhvillimi i gjuhës amtare është mirë të bëhet dhe monitorohet në bashkëpunim me prindërit. Ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i gjuhës amtare ndihmojnë edhe në mësimin e gjuhës finlandeze. Në rast se zhvillimi i gjuhës amtare ndalon, atëhere nxënësi mbase nuk do mund t’i përvetësojë të dyja gjuhët mirë.
 
Studimet kanë treguar se dygjuhësia ndihmon në mësimin e gjuhësve të tjera të huaja. Mendimi i fëmijëve dygjuhësorë është krijues, elastik dhe ndihmon në përvetësimin e fjalorit e koncepteve të lëndëve të tjera duke rritur kështu mundësinë e nxënësit për t’i mësuar sa më mirë të gjitha lëndët mësimore.