Vlerësimi dhe dëftesat

Vlerësimi gjatë mësimit

Në vlerësimin e aftësive gjuhësore të nxënësit duhen marrë parasysh shumë çështje: sa kohë ka banuar ai në vendin e vetj, a ka bërë mësim të gjuhës amtare apo jo, a ka mundësi ta dëgjojë ose ta ushtrojë gjuhën e vet në Finlandë apo jo, pra a banon nxënësi në një zonë ku ka një bashkësi të gjuhës amtare e të tjera.

Vlerësimi përfundimtar

Si bazë e mësimit të gjuhës amtare për emigrantin është paraqitur përshkrimi i njohurive të mira të nxënësit në përfundim të mësimit të përgjithshëm. Detyra e vlerësimit përfundimtar është të përcaktojë nivelin e njohurive të nxënësit krahasuar me këtë përshkrim. Përshkrimi i njohurive të mira të nxënësit është bazë e përbashkët për të gjitha planet mësimore të komunave dhe shkollave për gjuhë të ndryshme. Në këto plane mësimore duhen marrë parasysh karakteristikat e veçanta të gjuhëve të ndryshme.

Dëftesa

Sipas bazave të reja të mësimit në përfundim të semestrit nxënësi merr dëftesën e pjesëmarrjes në mësimin e gjuhës amtare. Duke filluar prej viti shkollor 2006-2007 edhe për vlerësimin përfundimtar jepet dëftesë e veçantë. Nota nuk influencon në notën mesatare të nxënësit. Në dëftesë shënohet dëftesa, organizatori i shkollimit, emri i shkollës dhe nxënësit, numri personal i nxënësit, data e lëshimit të dëftesës dhe nënshkrimi, gjuha e mësuar, si dhe sasia e orëve mësimore dhe nota me fjalë ose me numër që varet nga organizatori i shkollimit.