Mbi mësimin e gjuhës amtare dhe organizimin e mësimit

Mësimi i gjuhës amtare për emigrantë është mësim plotësues i mësimit të përgjithshëm. Sipas ligjit 12 mbi mësimin e përgjithshëm ky nuk është mësim, por mundësimi i tij bëhet me anë të një sponsorizimi të veçantë të shtetit. Informatat mbi sponsorizimin e veçantë të shtetit dhe broshura që përmban aplikimin, u dërgohen komunave çdo vit. Broshura gjendet edhe në faqet internetore të shkollimit për emigrantë EDU.fin.

Me anë të mësimit të gjuhës amtare mund të ndihmojmë në zhvillimin e personalitetit të nxënësit dhe ai ka mundësi që gjatë orës së mësimit të ndihet se bën pjesë në bashkësinë e vet kulturore. Nxënësi do të marrë njohuri mbi çështjet kryesore të kulturës së tij. Ruajtja e kulturës së vet, forcon identitetin dhe ekuilibrin shpirtëror të nxënësit. Njohja dhe vlerësimi i kulturës së vet ndihmon nxënësin të vlerësojë edhe kultura të tjera. Mësimi sjell ekuilibër në jetën e nxënësit, sepse mësimi bëhet urë midis kulturës së vetë nxënësit dhe kulturës finlandeze. Mësimi i gjuhës amtare ndihmon në edukimin e nxënësit me shumëllojshmërinë kulturore dhe në integrimin në shoqërinë finlandeze. Në të ardhmen do të ketë nevojë gjithnjë e më shumë për fuqi punëtore që kanë njohuri të mira gjuhësore.

Edhe pas mësimit të përgjithshëm, në gjimnaz ose në shkollimin e përgjithshëm profesional, të rinjtë kanë mundësi të vazhdojnë mësimin e gjuhës amtare.