Statistika

Në vjeshtë 2004 u organizua mësimi i gjuhës amtare për emigrantë në 45 gjuhë të ndryshme, për 10 480 nxënës, në 74 komuna.

Orët mësimore të gjuhës amtare për emigrantë organizohen në komuna në mënyra të ndryshme, si gjatë ditëve të mësimit, ashtu edhe pas orëve mësimore dhe zakonisht mësimi zbatohet me anë të sponsorizimit të veçantë të shtetit.

Ndonëse organizimi i mësimit është me dëshirë të lirë, zakonisht komunat janë të gatshme për të organizuar mësimin.

Gjithashtu, komunat bashkëpunojnë midis tyre që të mund të organizojnë mësimin e gjuhës amtare për nxënësit.

Sipas sqarimit të bërë nga Drejtoria e Arsimit, shkaku kryesor për mosorganizimin e mësimit ishte pamundësia për të gjetur mësues.