Mësim shtesë në gjuhës amtare për nxënësin

Sipas ligjit 16 për arsimin e përgjithshëm, nxënësit që kanë mbetur prapa në mësime ose që kanë vështirësi të veçanta në mësim kanë të drejtë të marrin ndihmë në formën e mësimit shtesë. Kjo përfshin edhe nxënësit e emigrantëve. Mësim shtesë mund të jepet në gjuhën finlandeze, por edhe në gjuhën amtare të nxënësit. Mësimi bëhet si para fillimit të lëndës mësimore në finlandisht, ashtu edhe gjatë zhvillimt të lëndës mësimore ose pas saj.
 
Organizatori i shkollimit ka mundësi të kërkojë nga Drejtoria e Arsimit ndihmë financiare të veçantë shtetërore për organizimin e mësimit shtesë. Aktualisht të drejtë për mësim shtesë për emigrantë kanë ata nxënës të cilët kanë jo më shumë se katër vjet që kanë ardhur në Finlandë.